Prodhim kanabisi dhe mashtrim, kapen dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 08:35 | Kronikë

Prodhim kanabisi dhe mashtrim, kapen dy shtetas të kërkuar

Policia e Shtetit njofton se në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali janë finalizuar 2 operacione policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.

Në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës për mashtrim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos