
Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë dosjen në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. A2 CNN mëson se kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare janë Alma Kodraliu dhe Rudina Pallo.
Gjykata e Posaçme kaloi më 9 shkurt për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.
Që prej 10 shkurtit 2025, Veliaj ndodhet në arrest me burg, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. (A2 Televizion)