Mori kredi në emër të 24-vjeçares, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 08:48 | Kronikë

Mori kredi në emër të 24-vjeçares, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës pasi akuzohet për mashtrim dhe për marrje kredie në emër të një 24-vjeçareje.

Pas kallëzimit të bërë nga e reja, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, identifikuan dhe vunë në pranga 24-vjeçarin me iniciale F. Xh., banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Sipas hetimeve paraprake, më 9 shkurt 2026, 41-vjeçari i ka marrë 550 mijë lekë 24-vjeçares nëpërmjet mashtrimit. Më pas, më 24 shkurt 2026, ai dyshohet se ka aplikuar dhe ka përfituar një kredi në emër të saj në një institucion financiar, pa dijeninë e të resë.

Njoftimi i Policisë Krujë

I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë  identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:   

-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpërmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos