Hiqen 900 gr kokainë nga tregu në kryeqytet, arrestohet 22 vjeçari

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 11:41 | Kronikë

Hiqen 900 gr kokainë nga tregu në kryeqytet, arrestohet 22

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar nën akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Në kuadër të operacionit “Interruption” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Kristian Buci.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në automjet 22 vjeçarit iu gjetën rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen.

Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Bucin brenda parkingut në QSUT. Është hetuar prej 4 muajsh pasi ishte i dyshuar për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos