Zbulohet parcela me kanabis në Selenicë, në kërkim kultivuesi

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 18:51 | Kronikë

Zbulohet parcela me kanabis në Selenicë, në kërkim

Policia e Vlorës raporton se ka zbuluar një parcelë me kanabis sativa në zonën e fshatit Hadëraj në Selenicë.

Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar, teksa ato dyshohet se janë mbjellë nga 30-vjeçari me inicialet A.C. i cili u shpall në kërkim.

Pas verifikimeve në parcelë numëroheshin 334 rrënjë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos