Humb jetën shqiptari në Greqi, u aksidentua me motor

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 10:02 | Kronikë

Humb jetën shqiptari në Greqi, u aksidentua me motor

Një 29 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në zonën e Santorinit në Greqi.

Viktima ishte duke udhëtuar me një motor, kur doli nga rruga dhe u përplas me një makinë, e cila drejtohej nga një vajzë 27 vjeçare.

Shqiptari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë, teksa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos