Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shkruan A2.
41-vjeçari me inicialet E.B. mësohet se ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)