Humbën në parkun e Llogarasë, polica shpëton dy turistët francezë

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 11:20 | Kronikë

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

“Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë”, informon policia.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet dhe pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos