Nuk ka vendim për Veliajn, Apeli shtyn seancën për kryebashkiakun

Nga Armand Bajrami
11 Mars 2025, 17:26 | Kronikë

Nuk ka vendim për Veliajn, Apeli shtyn seancën për kryebashkiakun

Pas më shumë se 7 orësh, Apeli i Posaçëm nuk ka dalë me një vendim për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me 4 biznesmenë të tjerë të dosjes së tij, kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjykata vendosi që ta shtyjë seancën për ditën e mërkurë në orën 12:30. Mësohet se avokatët do të njihen me provat e reja te paraqitura nga SPAK

Veliaj, për më shumë se një muaj qëndron në paraburgimin e Durrësit, nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Gjykata nuk ka pranuar avokatin amerikan, i cili kishte deklaruar më herët se kishte ardhur me statusin e vëzhguesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos