Tropojë, adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 09:35 | Kronikë

Tropojë, adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin

Mëngjesin e së mërkurës, një adoleshent ka plagosur me thikë një 45-vjeçar në Tropojë.

Shtetasi me inicialet F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka plagosur shtetasin A. M., i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos