Vodhi në Milano, arrestohet në Laç 33-vjeçari

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 08:50 | Kronikë

Vodhi në Milano, arrestohet në Laç 33-vjeçari

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Laçi pasi akuzohet se ka vjedhur në Milano të Italisë në kuadër të një organizate kriminale.

Klaus Nikolli ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.

“Në vijim të bashkëpunimit solid dhe intensiv, me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin K. N., 33 vjeç, i lindur në Laç”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 33-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos