I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi, gjykata e Gjirokastrës jep vendimin për Kamber Sulçen

Nga Rigels Malile
18 Tetor 2025, 10:34 | Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi, gjykata e

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës.

Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të klientit të vet, çka përbën një rrethanë lehtësuese, e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi, gjykata e

Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.

Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës "Burg pa afat". Mësohet se pas dhënies së vendimit, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos