Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Qafë Thanë, thirrje drejtuesve për kujdes të shtuar

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 15:19 | Kronikë

Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Qafë Thanë, thirrje

Një sasi e madhe dheu e gurësh ka rrëshkitur në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pishkash, këtë të premte.

Autoritetet janë duke punuar për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesve të automjeteve iu bëhet thirrje për kujdes të shtuar në atë zonë.

Ky aks rrugor është një ndër më problematikët në vend për shkak të ngarkesës në qarkullim, por edhe si pasojë e rrëshqitjeve të dheut e gurëve gjatë periudhave me shira të rrëmbyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos