I armatosur dhe me plumbin gati, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 10:23 | Kronikë

I armatosur dhe me plumbin gati, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij

Një 30-vjeçar që lëvizte i armatosur me pistoletë ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit së bashku me shokun e tij 35-vjeçar që e shoqëronte. Policia njofton se i riu ishte me precedentë të theksuar penalë.

Silveste Sylaj u kap në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke lëvizur më këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez, së bashku me shokun e tij dhe Erjon Tafilaku.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.   

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.   

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendentë të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin”, njofton Policia, e cila sekuestroi pistoletën me municion luftarak.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos