Arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 08:50 | Kronikë

Arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është rrestuar në Malin e Zi, raporton A2 CNN. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Magiljan Deda, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos