I mituri në Shkodër kanos me thikë një 13-vjeçar, procedohet nga Policia

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 14:41 | Kronikë

I mituri në Shkodër kanos me thikë një 13-vjeçar,

Një 15-vjeçar në Shkodër është proceduar penalisht pasi ka kanosur me thikë një 13-vjeçar, për motive të dobta.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë se rastet e përdorimit të armëve të ftohta nga adoleshentët janë shtuar shumë, duke kujtuar këtu edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Reagimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 13-vjeçar, për motive të dobëta. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos