Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Korçë pasi ra nga karroceria e një zetori. Ai u dërgua në spitalin e këtij qytetit por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e zetorit si edhe ka bllokuar mjetin.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethana të rastit. (A2 Televizion)