Droni me eksploziv në banesë, zbardhen detaje nga ngjarja

Nga Xhensila Kodra
22 Dhjetor 2024, 18:05 | Kronikë

Droni me eksploziv në banesë, zbardhen detaje nga ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e së dielës, ku u hodh eksploziv me dron në një apartament në katin e nëntë, në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë.

Në banesë ka qënë vetë Bernard Sinomati. Pas vendosjes së tritolit ai ka ikur me vrap nga banesa. Policia, kur është futur në banesë, ka gjetur sendet e tij personale si dokumentet dhe portofolin, shkruan A2.

Bernard Sinomati nga Vlora është një emër i njohur për policinë, ndaj të cilit kanë dështuar disa atentate.

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, të ekzekutuar me snajper në Vlorë janarin e vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos