Atentati në Durrës, gjendet arma e krimit në makinën e djegur të autorëve

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 10:51 | Kronikë

Atentati në Durrës, gjendet arma e krimit në makinën e

Është gjetur makina e djegur në afërsi të Gërdecit, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes së Durrësit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja. A2 CNN mëson se brenda mjetit të djegur totalisht është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Ngjarja ndodhi pas mesnate në lagjen 18 të Durrësit, ku u qëllua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Atentati në Durrës, gjendet arma e krimit në makinën e
Në foto viktima Ermir Dedja

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve.

Viktima ishte emër i njohur për policinë pasi në vitin 2017 ishte përfshirë në një plagosje në Shijak, ku ka ndihmuar autorin e ngjarjes, ndërsa në vitin 2015 është arrestuar në Morinë me drogë.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos