I riu tenton të vrasë me thikë 37-vjeçarin në Cërrik, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 08:54 | Kronikë

I riu tenton të vrasë me thikë 37-vjeçarin në

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Cërrik, pasi tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është proceduar në gjendje të lirë edhe i plagosuri, pasi mbante në makinë një shkop bejsbolli.

I plagosuri aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan A2 CNN.

I riu tenton të vrasë me thikë 37-vjeçarin në
Thika dhe shkopi i Bejsbollit të sekuestruar

Njoftimi i Policisë:

Cërrik-Gjatë një konflikti të çastit, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një 37-vjeçar, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Procedohet në gjendje të lirë i plagosuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli.

Sekuestrohen mjeti prerës, si dhe shkopi i besjbollit dhe automjeti i 37-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos