I vrau qenin fqinjit, ai hakmerret duke e dhunuar

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 13:48 | Kronikë

I vrau qenin fqinjit, ai hakmerret duke e dhunuar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve: A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç dhe E. A., 41 vjeç, të gjithë banues në Fier. Hetimet tregojnë se 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë qenin në pronësi të shtetasit I. Ll.. Pas këtij veprimi, pronari i kafshës dhe shtetasi tjetër, 41-vjeçari E. A., kanë ndërhyrë duke e goditur me grushte autorin e dyshuar, shkruan A2 CNN.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos