I vuri zjarr makinës në Pogradec, arrestohet autori

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 18:14 | Kronikë

I vuri zjarr makinës në Pogradec, arrestohet autori

Policia ka mundur të ndalojë personin që ka vendosur zjarrin një mjeti dy net më parë në qytetin e Pogradecit, raporton A2 CNN. Të dhëna të siguruara thanë se zjarrvënësi rreth të 40-ve nga Korça është arritur të identifikohet nga vetë pronari i makinës i cili më pas ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka bërë ndalimin e tij.

I ndaluari me iniciale. J.M. nga Korça me nofkën “Dadëmi” mësohet se ka pranuar se është paguar për vendosjen e zjarrit në automjetin Range Rover që u dogj dy ditë më parë, e që i përkiste një ish polici shtetasit E.M.

I vuri zjarr makinës në Pogradec, arrestohet autori

Por ndërkohë mësohet se ai ka pranuar edhe djegien e një mjeti tjetër në 28 dhjetor po në Pogradec që i përkiste shtetasit A. Musollari.Për të dyja rastet burimet policore bëjnë  me dije se janë pranuar nga shtetasi i ndaluar.

Por nga ana tjetër konfirmohet se ai nuk ka konflikt me asnjë prej pronarëve të mjeteve, por se dyshohet të jetë paguar nga një person tjetër, pritet që policia të zbardhë më shumë rreth ngjarjeve dhe gjithë dinamikës së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos