
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert” në Elbasan, duke çuar në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Spain.
Sipas Policisë, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin.
Në kuadër të operacionit “Alert”, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Spanjës i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë, shkruan A2 CNN.
53-vjeçari kërkohej nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”. (A2 Televizion)