I zhdukur prej dy ditësh, gjendet brenda një makine të përmbysur i riu në Shupenzë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 21:20 | Kronikë

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet brenda një makine të

Pasditen e sotme, pranë rrethrrotullimit të Shupenzës, banorë të zonës kanë konstatuar një automjet të përmbysur pranë lumit dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e Policisë.

Në reagim të menjëhershëm, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimeve kanë identifikuar drejtuesin e automjetit si shtetasin I.N., 35 vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, konkretisht nga i ati, i cili bëri kallëzim për largimin e tij nga banesa.

I plagosur, 35-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e mundshme që çuan në përmbysjen e automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos