“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 18:29 | Kronikë

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë.

“Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”, raportojnë mediat.

Krimi brutal ndodhi në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjeta, me të cilën ka katër fëmijë.

Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit për t’u arrestuar ditën e shtunë, jo shumë larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos