Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Itinerari”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë nga vende të treta, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt Malit të Zi, shkruan A2 CNN.
Hetimet kanë zbuluar se 28-vjeçari u merrte emigrantëve 600 euro për person, duke i sjellë fillimisht nga kufiri i gjelbër me Greqinë e më pas duke i transportuar drejt kufirit verior. (A2 Televizion)