Kryebashkiaku i Tiranës, apeli "rrëzon" Veliajn, nuk e liron nga paraburgimi

Nga Armand Bajrami
24 Shkurt 2026, 19:31 | Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, apeli "rrëzon" Veliajn, nuk e liron

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojënë qelitë e paraburgimit të Durrësit. Këtë të martë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e tij për zbutje të masës “arrest në burg”.

Nga kafazi i sallës së gjyqit, Veliaj kërkoi zëvendësim tëmasës me atë të “detyrimit për paraqitje”, ose të “garancisë pasurore”,pretendim që u kundështua nga prokurorët e SPAK. Në Apel Veliaj zgjodhi të mbronte veten dhe të mos kishteavokat të zgjedhur, por në sallë ishte prezente avokatja që i është caktuarkryesisht nga gjykata, shkruan A2 CNN.

Vendimi i Apelit ishte rrëzimi i radhës i kërkesave përliri të kryebashkiakut, që mbahet i izoluar prej 10 shkurtit 2025. Pak ditë mëparë, Gjykata e Posaccme vendosi të kalohë për gjykim dosjen penale ndaj tijdhe 29 të bashkëpandehurve, dosje ku Veliaj akuzohet për 5 vpera penale, mes tëcilave “korrupsioni” dhe “pastrimi i parave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos