Korrupsioni për tendën, GjKKO dënon me burg 2 ish-inspektorët e IMT dhe urdhëron lirim nga qelia

Nga Armand Bajrami
24 Shkurt 2026, 16:07 | Kronikë

Korrupsioni për tendën, GjKKO dënon me burg 2

Gjykata e Posaçme shpall fajtorë për "korrupsion" dy ish-inspektorë të IMT, të akuzuar për marrje ryshfeti për të mos i hequr tendën një lokali, raporton A2CNN.

Edhe pse janë dënuar me nga 2 vite burg, gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre nga paraburgimi.

Kjo për faktin, se në përfundim gjykata ka vendosur të pezullojë dënimin me burg ndaj tyre, duke i lënë në Shërbim Prove për 2 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos