Vlorë, aksion blic i policisë për evidentimin e personave në kërkim

Nga Edi Ruçi
2 Prill 2025, 21:33 | Kronikë

Vlorë, aksion blic i policisë për evidentimin e personave në

Policia e Vlorës ka nisur mbrëmjen e kësaj të mërkurë një aksion blic në hyrje të qytetit.

Blutë e Vlorës po kontrollojnë kryesisht mjetet e shtrenjta dhe ato me xhama të zinj, shkruan A2.

Fokusi i aksionit është e evidentimi i personave në kërkim. Nuk përjashtohen as kontrolle të automjeteve.

Kontrolle këto të cilat bëhen për të evidentuar personat që lëvizin me armë zjarri, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos