Kriminaliteti tek të miturit, psikologu: Problem shitja e drogës dhe përdorimi i mjeteve pa patentë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 16:10 | Kronikë

Përfshirja e të miturve në vepra të ndryshme penale, mbetet shqetësues për organet e drejtësisë dhe jo vetëm.

Psikologu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Elidon Shehu, tha se një sërë veprash penale kryhen nga të miturit.

Po ashtu Shehu tregoi se janë një sërë faktorësh që i shtyjnë të miturit të kryejnë vepra penale, shkruan A2 CNN.

Por, përveç rasteve kur të miturit kryejnë vepra penale, jo në pak raste ata bien pre e tyre, e kryesisht të dhunës në familje. Psikologu thotë se fenomeni i dhunës, ndryshe nga vitet e mëparshme po denoncohet në polici.

Gjatë vitit 2024, statistikat tregojnë se të miturit kanë rënë pre e dhunës, e kryesisht në familje, shkruan A2 CNN.

Janë regjistruar 14 raste të keqtrajtimit të tyre, si dhe 98 raste kur janë dhunuar nga familjarët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos