Përfshihet nga flakët në ecje makina në Vlorë, detajet e para

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 10:39 | Kronikë

Përfshihet nga flakët në ecje makina në Vlorë, detajet

Një automjet ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve, bëhet me dije se automjeti ka qënë duke qarkulluar në Bypassin e Vlorës, në afërsi të fshatit Tragjas.

Përfshihet nga flakët në ecje makina në Vlorë, detajet

Dyshohet se një shkëndijë elektrike në motor ka qënë shkaku për flakët, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos