“Luzi 11 vite, Nikolli...”- SPAK jep pretencën ndaj të akuzuarve për planifikimin e atentatit ndaj Inez Hajrulla në Vlorë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 14:47 | Kronikë

SPAK ka lexuar pretencen ndaj të akuzuarve për planifikimin e atentatit ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.

Për Leonard Luzin, SPAK kërkoi 11 vite burg, për Muharrem Koroveshin 10 vite burg dhe për të penduarin e drejtësisë, Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.

Të tre të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkruan A2 CNN.

Amarildo Nikolli u arrestua nga Policia para se të kryente atentatin në Vlorë dhe vendosi të rrëfejë gjithçka.

Kujtojmë se Leonard Luzi u ekstradua nga Spanja pak kohë më parë dhe dyshohet të jetë edhe porositësi i atentatit.

Pak ditë më parë, kushëririt të Inez Hajrulla, Kevin Hajrulla, iu bë atentat në Vlorë, ku mbeti i plagosur rëndë, megjithëse nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur drejtpërdrejt me kushëririn e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos