Ish-ortaku e kallëzoi, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi

Nga Igli Çelmeta
11 Shtator 2026, 15:14 | Kronikë

Deputeti demokrat Luan Baçi, së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Deputeti i PD në Qarkun e Fierit u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për një kallëzim të muajit shkurt 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari. Pas daljes tha se është hera e tretë që paraqitet dhe pranoi se është në hetim, por nuk i është komunikuar vepër penale.

Luan Baçi akuzoi se ish-ortaku ka tentuar t'i vërë gjobë duke zbuluar dhe konfliktet e 16 viteve më parë.

Ish-ortaku i tij Aredin Behari, ka vënë në dispozicion prokurorisë 48 dokumente dhe i kërkon të të hetojë demokratin për dy vepra penale.

Ai ka paditur ligjvënësin demokrat se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1,5 milionë eurosh.

Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1,5 milionë euro në kompaninë private ‘Geral AM’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos