Pas lirimit nga paraburgimi, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbërriti këtë të premte në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga një punonjës policie, për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak.
Beqaj u paraqit në GJKKO pa avokat. Prania ishte për seancën e radhës të dosjes së "Sterilizimit”, e cila u shty. Në dalje nga gjykata ish-ministri është përballur me thirrjet e disa protestuesve, shkruan A2.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar. Ndërsa vetë nuk dha shumë deklarime për mediet.
Ish-ministri i Shëndetësisë ndodhej në paraburgim që prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për "korrupsioni", "pastrim parash" dhe "falsifikim dokumentesh".
Në fund të korrikut 2026, Gjykata e Posaçme liroi nga paraburgim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili qëndroi 25 muaj në qeli. Ai do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpie". (A2 Televizion)