Ishte dënuar me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 10:44 | Kronikë

Ishte dënuar me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 7 vite burg.

Ai është ndaluar në kuadër të operacionit “Pojan” dhe ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos