Jepet pretenca për dhunën në Oborrin Mbretëror, asnjë nuk rrezikon burgun

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 16:44 | Kronikë

Jepet pretenca për dhunën në Oborrin Mbretëror, asnjë

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror pasditen e 5 marsit. Prokuroria kërkon që të shpallen fajtor Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj.

Por asnjëri prej tyre nuk rrezikon të shkojë në qeli pasi prokurori për të tre ka kërkuar pezullim të dënimit me burg dhe lënien e tyre në shërbim prove.

Ata akuzohen për “dhunë në familje” dhe u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Konflikti në familje ndodhi në 5 mars të këtij viti në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën "Murat Toptani". Sipas kallëzimit të bërë, Princ Leka mbërriti në këtë banesë të takojë vajzën e mitur, por është gjendur para fyerjeve të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia. Ai pretendoi se u sulmua fizikisht prej tij dhe se pjesë e agresionit është bërë edhe Elia Zaharia.

Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos