Trafikoi 2 makina me vlerë 150 mijë euro, arrestohet  38 vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 12:40 | Kronikë

Trafikoi 2 makina me vlerë 150 mijë euro, arrestohet  38

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili akuzohet se trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro.

Në kuadër të operacionit "Sëiss", sipas një procedimi penal të vitit 2024, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari ka trafikuar në vendin tonë, 2 automjete tip "Audi", që rezultojnë të vjedhura në Zvicër.  

 Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip "Audi Q8", cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos