Arrestohet mësuesi në Korçë, ngacmoi seksualisht dy nxënëse

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 12:02 | Kronikë

Arrestohet mësuesi në Korçë, ngacmoi seksualisht dy

Një mësues nga Korça është arrestuar nga blutë e këtij qytetit të mërkurën, nën akuzën e ngacmimit seksual.

Mësuesi B.D. 45 vjeç, i cili e ushtronte profesionin në shkollën 9-vjeçare "Sotir Gurra", dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të këtij institucioni arsimor.

Policia nuk jep detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërkohë që vijon hetimet, teksa ka sekuestruar dhe telefonët celularë të këtyre shtetasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos