Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Frankfurti drejt Shqipërisë, pasi akuzohet se 6 muaj më parë plagosi një person me armë zjarri te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës, shkruan A2 CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 25-vjeçari është i lindur në Kavajë dhe ndaj tij Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit-Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Ëiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B. (A2 Televizion)