Aksidenti në aksin Fushë Arrëz-Fierzë, humb jetën 37-vjeçari që u nis me helikopter drejt Traumës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 13:42 | Kronikë

Aksidenti në aksin Fushë Arrëz-Fierzë, humb jetën

Ka humbur jetën 37-vjeçari A. U., i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”.

37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet me drejtues shtetasin K. H., 59 vjeç.

Pas përplasjes, i riu mbeti i plagosur rëndë dhe fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, shkruan A2CNN. 

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos