“Kanosje” dhe “shpërdorim detyre”, arrestohet polici, u përfshi në një konflikt fizik

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 17:06 | Kronikë

“Kanosje” dhe “shpërdorim detyre”, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ai është arrestuar mbrëmjen e datës 4 prill pasi pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me dy shtetas duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos