Kapet 54-vjeçari me mbi 22 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 10:41 | Kronikë

Kapet 54-vjeçari me mbi 22 mijë euro të padeklaruara në

Shërbimet e Policisë Kufitare në doganën e Kakavijës kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Gjatë kontrollit të ushtruar në daljen e Shqipërisë, në çantën e shtetasit D. H., banues në Elbasan, u gjetën 22.250 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas kërkesave ligjore.

Pas zbulimit të shumës së padeklaruar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal ndaj 54-vjeçarit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos