A2 CNN siguron videon e momentit të ekzekutimit të Edmond Mëhallës në Elbasan

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 21:17 | Kronikë
A2 CNN siguron videon e momentit të ekzekutimit të Edmond

A2 CNN ka siguruar videon e momentin të ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Në videot duket momenti teksa autori i afrohet me shpejtësi makinës së biznesmenit dhe më pas qëllon mbi të, duke i marrë jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar. Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit, shkruan A2.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos