Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron pasuritë e një personi

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 17:04 | Kronikë

Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar disa apartamente e garazhe, si dhe një automjet tip ‘Audi A6’, shkruan A2 CNN.

Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Njoftimi i SPAK:

SPAK sekuestron pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për procedimin pasuror nr.9 të vitit 2025, për të cilin vijojnë hetimet. Procedimi ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.

Shtetasi Hafësllari akuzohet për veprën penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal).

Ankimi është bërë kundër vendimit nr.18 datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Gjykata e Apelit me vendimin 262, datë 2.12.2025 vendosi:

Ndryshimin e vendimt nr.18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme së  Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për:

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,

Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,

Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.

Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati III, me sip totale 87.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.

Apartament, nr 21, shkalla 2 kati III, me sip totale 61.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.

Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe  përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohen administratorët e kësaj agjecie.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos