
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Durrësit, pas një konflikti.
Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë të ditur se dyshohet se një i ri është plagosur me thikë në zonën e Qerretit dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij rasti. (A2 Televizion)