Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë është sekuestruar, mbrëmjen e së mërkurës, nga policia e Tiranës në zonën e Kombinatit.
Në kuadër të operacionit "White", policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin R.H., pas informacioneve që kishte se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta.
Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, efektivët sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit. (A2 Televizion)