Një 37-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Nartë të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës. Pasi ka qëlluar veten ai është dërguar në spital pa shenja jete.
“Sot, në fshatin Nartë, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se shtetasi A. D., është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.” (A2 Televizion)