A2 CNN ka siguruar videon nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje që ka ndodhur paraditen e sotme.
Siç shihet në video, avokati ka qenë duke qëndruar në këmbë në hyrje të kopshtit kur është goditur nga 3 persona.
Avokati është goditur fillimisht në kokë, duke rënë menjëherë në tokë. Më pas, është qëlluar me shkelma.
Autorët janë larguar me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë.
(A2 Televizion)