Kapja e 246 kg kanabis në Shkodër, dërgohet për gjykim çështja ndaj të arrestuarve të operacionit “Oblika”

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 09:33 | Kronikë

Kapja e 246 kg kanabis në Shkodër, dërgohet për gjykim

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj të arrestuarve në operacionin e koduar policor "Oblika."

Çështja ka të bëjë me ngjarjen e 17 qershorit të vitit 2022, kur policia gjatë kontrolleve në fshatin Vllas, Njësia Administrative, Oblikë, gjeti parcela të mbjella me bimë narkotike, “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbimin e bimës, u gjet në proces tharje, 112.55 kg material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05  kg.

Po kështu, në kontrollet e ushtruara në fshatin Bleran-Bardhaj, policia gjyqësore gjeti në banesat në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të tyre, një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u gjetën disa gra duke punuar. 

Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme, për Arian Popën, ngre akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati akuzohen për kryerjen e veprave penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, sipas SPAK, provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Pjetër Gjoni, akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm,  atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Danjela Hasani akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kurse, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos