I dënuar për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i kërkuari

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 08:33 | Kronikë

I dënuar për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i

Një i dënuar për trafikim të të miturve është ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi të miturve”.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S  dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos